Përmirësohen 345 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 345 mijë njerëz.
Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 2 mijë e 139 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar 1,138 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 399 mijë e 940 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 116 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 23 mijë e 29 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 344 mijë e 516 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është 28 milion njerëz, prej të cilëve 920 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 21 milion janë shëruar.