Khatibzadeh dënoi sulmin ndaj një autokolone automjetesh diplomatike në Bagdad
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit pas sulmit ndaj një autokolone automjetesh diplomatike në Bagdad, dënoi çdo sulm ndaj misioneve diplomatike dhe i bëri thirrje qeverisë irakiane të rrisë nivelin e mbrojtjes së ambienteve diplomatike.
Said Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme, të enjten gjithashtu kujtoi rastet e sulmeve ndaj diplomatëve dhe godinave diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në Irak dhe bëri thirrje për forcimin e mbrojtjes së ambienteve diplomatike dhe sigurimin e rrjedhës normale të misioneve diplomatike në vend. Ambasada Britanike në Bagdad njoftoi të martën se një makinë që i përkiste diplomatëve britanikë ishte sulmuar në Bagdad, duke shtuar se një bombë në anë të rrugës kishte shënjestruar disa makina të diplomatëve britanikë në Bagdad, por askush nuk ishte lënduar.