Përmirësohen 355 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në rritje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 355 mijë njerëz.
Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 3 mijë e 49 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar mbi 1,500 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 416 mijë e 189 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 144 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 23 mijë e 952 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 355 mijë e 505 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është rreth 30 milion njerëz, prej të cilëve 951 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 22 milion janë shëruar.