172 viktima të reja nga COVID-19 në Iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha të Shtunën se 172 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
Sima Sadat Lari tha se, me 172 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 25,394. Gjithashtu, 3,204 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, 1,274 prej të cilëve janë shtruar në spital, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 443,086 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, 372,051 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 4,041 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. Ajo shtoi se 3,905,352 testime për COVID-19 janë kryer deri më tani në Iran.