Veshjet tradicionale iraniane në festivalin bullgar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100343-veshjet_tradicionale_iraniane_në_festivalin_bullgar
Festivali i veshjeve tradicionale të kombeve në Bullgari u hap me praninë e veshjeve tradicionale iraniane në Pallatin Varana në Sofje, kryeqyteti i vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 27, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Veshjet tradicionale iraniane në festivalin bullgar

Festivali i veshjeve tradicionale të kombeve në Bullgari u hap me praninë e veshjeve tradicionale iraniane në Pallatin Varana në Sofje, kryeqyteti i vendit.

Sipas IRNA, në Festivalin e Kostumeve Tradicionale të Kombeve në Bullgari, i cili u iniciua nga Instituti i Artit për Diplomaci dhe me pjesëmarrjen e ambasadave që banonin në vend u mbajt në Pallatin Varana të Bullgarisë. Në këtë festival Irani u prezantua me kostum tradicionale të rjaonit verior Baluch të cilat u mirëpritën nga të interesuarit. Në këtë festival, vizitorëve u dhanë gjithashtu informacione rreth larmisë së veshjeve tradicionale të grupeve të ndryshme etnike iraniane. Në këtë festival, përveç Iranit, u prezantuan edhe veshjet tradicionale të vendeve të tjera përfshirë ato nga Bullgaria, Palestina, Indonezia, Japonia, Republika e Azerbajxhanit, Pakistani, India, Meksika, Maroku, Kuba dhe Sudani i Jugut. Festivali u mbajt në Pallatin Varna për shkak të kushteve të shkaktuara nga kurora në ambient të hapur dhe në përputhje me protokollet shëndetësore.