195 viktima të reja nga COVID-19 në Iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, znj. Sima Sadat Lari tha të Dielën se 195 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
Sima Sadat Lari tha se, me 195 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 25,589. Gjithashtu, 3,362 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, 1,377 prej të cilëve janë shtruar në spital, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 443,386 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, 374,170 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 4,059 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. Ajo shtoi se 3,932,571 testime për COVID-19 janë kryer deri më tani në Iran.