190 viktima të reja nga COVID-19 në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100363-190_viktima_të_reja_nga_covid_19_në_iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, znj. Sima Sadat Lari tha të Hënën se 190 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2020 16:38 Europe/Tirane
  • 190 viktima të reja nga COVID-19 në Iran

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, znj. Sima Sadat Lari tha të Hënën se 190 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.

Sima Sadat Lari tha se, me 190 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 25,779. Gjithashtu, 3,512 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, 1,514 prej të cilëve janë shtruar në spital, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej  446,816 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, 376,531 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 4,068 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. Ajo shtoi se 3,959,783 testime për COVID-19 janë kryer deri më tani në Iran.