Khatibzadeh: Nuk janë zhvilluar bisedime mes Iranit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100366-khatibzadeh_nuk_janë_zhvilluar_bisedime_mes_iranit_dhe_amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh në një konferencë për shtyp në Teheran hodhi poshtë pretendimet e fundit të Presidentit të SHBA Donald Trump në lidhje me ato që ai i ka quajtur bisedime të ardhshme me Republikën Islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2020 16:39 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Nuk janë zhvilluar bisedime mes Iranit dhe Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh në një konferencë për shtyp në Teheran hodhi poshtë pretendimet e fundit të Presidentit të SHBA Donald Trump në lidhje me ato që ai i ka quajtur bisedime të ardhshme me Republikën Islamike.

Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se do të arrinte një marrëveshje të shpejtë me Iranin pas rizgjedhjes së mundshme. Kohët e fundit, megjithatë, ai pretendoi se arritja në një marrëveshje të tillë me Teheranin do të ishte e vështirë. "Zotit Trump i mungojnë të gjitha kuptimet e sakta të natyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare”,tha Khatibzadeh duke shtuar: "Ai së pari duhet të vendosë nëse kërkon të arrijë një marrëveshje me Iranin brenda gjysmë dite, ose nëse kjo do të ishte në thelb një detyrë e vështirë." As këshilltarët e Trump nuk janë të pajisur me një kuptim të denjë të gjërave që kanë ndodhur, shtoi Khatibzadeh. "As nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë ndonjë bisedim mes Iranit dhe SHBA-së", tha ai duke shtuar raportet ose spekulimet në lidhje me bisedimet e mundshme janë spekulime që thjesht i shërbejnë nevojave të brendshme të Uashingtonit. Khatibzadeh tha se vetëm pas kthimit të Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore, heqjes së sanksioneve ndaj Teheranit dhe kompensimit të dëmit që i ka shkaktuar kombit iranian përmes masave shtrënguese, Teherani mund të marrë në konsideratë kërkesën e SHBA për negociata. Duke folur për konfliktin që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se rajoni nuk mund të durojë pasojat e konfliktit që është ndezur në mënyrë të rrezikshme. "Ne nuk mund të tolerojmë vazhdimin e një konflikti ushtarak në kufijtë tanë dhe do të bëjmë çmos për të siguruar qetësinë në rajon," tha ai.