Përmirësohen 379 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në rritje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 379 mijë njerëz.
Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 3 mijë e 677 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar mbi 1,847 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 453 mijë e 637 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 207 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 25 mijë e 986 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 378 mijë e 727 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është rreth 34 milion njerëz, prej të cilëve 1 milion kanë humbur jetën dhe mbi 24 milion janë shëruar. Amerika me 7 milion të infektuar dhe mbi 210 mijë të vdekur ka numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.