Një objekt i dyshimtë rrëzohet në veriperëndim të Iranit
(last modified Wed, 30 Sep 2020 07:42:10 GMT )
Shtator 30, 2020 09:42 Europe/Tirane
  • Një objekt i dyshimtë rrëzohet në veriperëndim të Iranit

Mbrojtja ajrore e Iranit në veriperëndim raportoi rënien e një objekti të panjohur dhe të dyshimtë në lartësitë Leylan të qytetit Malekan në jugperëndim të provincës së Azerbajxhanit Lindor.

Mbrojtja Ajrore e Iranit  në veriperëndim njoftoi të martën në një deklaratë se: Asnjë raketë nuk u qëllua nga sistemet e mbrojtjes së qendrës ndaj këtij objekti të dyshimtë. Sipas njoftimit të mbrojtjes ajrore të Iranit, forcat ushtarake të vendosura në rajon po hetojnë dhe ndjekin çështjen. Më parë, disa media raportuan rrëzimin e një droni pushtues në provincën Azerbajxhani Lindor të Iranit.

Tags