Iran, vdesin 211 persona si pasojë e virusit Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 461.044 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 211 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 26.380 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Që nga dej deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 3.825 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkuar në 461.044 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 211 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 26.380 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 383.368 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë që 4.121 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Ajo theksoi: “Deri më tani janë kryer 4.043.130 analiza për diagnostikimin e virusit Korona në Iran”.