Khatibzade: Veprimet e Trump e kanë bashkuar sistemin ndërkombëtar kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100440-khatibzade_veprimet_e_trump_e_kanë_bashkuar_sistemin_ndërkombëtar_kundër_amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se veprimet e presidentit të Amerikës për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit, në realitet kanë bashkuar sistemin ndërkombëtar kundër Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2020 10:39 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Veprimet e Trump e kanë bashkuar sistemin ndërkombëtar kundër Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se veprimet e presidentit të Amerikës për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit, në realitet kanë bashkuar sistemin ndërkombëtar kundër Amerikës.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se kundërshtimi i shteteve evropiane me Amerikës në lidhje me çështje të tilla si marrëveshja bërthamore, më shumë se sa të jetë mbështetje ndaj Iranit, është një problematikë e tyre, ndërsa shtoi: “Kundërshtimi i 13 shteteve me Amerikën në KS të OKB ka shkaktuar izolimin edhe më të madh të Uashingtonit në sistemin ndërkombëtar”.

Khatibzade theksoi: “Veprimet e Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore janë përgjigje ndaj paaftësisë së Evropës dhe Teherani vendosjen përsëri të sanksioneve dhe presioneve shtesë, e konsideron të jashtëligjshëm dhe në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare”.

Khatibzade vuri në dukje faktin se për Iranin nuk ka kurrfarë dallimi se kush bëhet president i Amerikës dhe shtoi: “Me gjithë faktin se për shumë vende të botës kanë rëndësi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe ato ushtrojnë ndikime rajonale dhe ndërkombëtare, mirëpo Irani është prej vendeve të rralla të pavarura që politika e jashtme dhe e brendshme të tij nuk bie nën ndikimin e ardhjes dhe shkuarjes së individëve në Shtëpinë e Bardhë. Duket shumë e largët se Trump tani e tutje përsëri të fitojë mbështetjen e botës ndaj politikave të tij kundër Iranit dhe Amerika ka humbur hegjemoninë e saj politike, ekonomike ose ushtarake mbi vendet e ndryshme të botës”.