Dështojnë skenarët e Trump kundër Iranit,
Presidenti i SHBA Donald Trump po mendon përsëri të fitojë zgjedhjet presidenciale, por ai ende nuk ka qenë në gjendje të miratojë politikën e duhur në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Politika amerikane e presionit maksimal mbi popullin iranian nuk bën përjashtim. Në politikat e tyre kundër Iranit, Shtetet e Bashkuara hartuan tre skenarë. Skenari 1; Shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim privimin e Iranit nga përfitimet e njohurive paqësore bërthamore dhe izolimin e Iranit në arenën ndërkombëtare. Skenari II; Dobësimi i fuqisë mbrojtëse dhe autoritetit të popullit iranian përballë kërcënimeve dhe presioneve ushtarake. Për të arritur këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara filluan një projekt për ta paraqitur si kërcënim aftësinë raketore të Iranit. Skenari 3; Vendosja e sanksioneve ekonomike që kishte për qëllim ushtrimin e presionit maksimal mbi Iranin. Në zbatimin e këtij skenari, Shtetet e Bashkuara madje përdorën si levë kufizimin e hyrjes së ilaçeve në Iran. Shpresa e administratës Trump ishte që sanksionet të çonin në pakënaqësinë popullore dhe për të detyruar regjimin iranian të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara. Që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik në Iran, Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjithçka që mundeshin, nga sanksionet në mbështetjen e regjimit të Sadamit në luftën kundër Iranit, komplotimin e puçeve dhe mbështetjen e grupeve terroriste dhe përdorimin e armiqve rajonalë për të goditur Iranin, por gjithmonë pa sukses. Duke reaguar ndaj insistimit të SHBA për zgjerimin e sanksioneve, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në Twitter shkroi: "Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione ndaj të gjitha grave, burrave dhe fëmijëve, por iranianët kurrë nuk do të përkulen përpara tyre ". Në vend që të thellojnë pusin në të cilin ndodhet, Shtetet e Bashkuara duhet të braktisin politikat e dështuara dhe të kthehen në marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Said Khatibzadeh; Duke analizuar të ardhmen e politikës amerikane në një intervistë për IRNA, deklaroi se efektet dhe tronditjet e presidencës së Trump do të qëndrojnë në sistemin ndërkombëtar për shumë vite. Por ata tani e shohin atë si një kërcënim për rendin ekzistues botëror dhe botën perëndimore. Një vit më parë, Washington Post e përshkroi politikën e jashtme të Donald Trump si një falimentim të plotë. Mosdakordimi i 13 vendeve me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, tre herë në më pak se një muaj, është një dukuri e rrallë në historinë e KB. Këto kundërshtime kanë një mesazh dhe kuptim të qartë. Ato tregojnë se Trump jo vetëm që nuk ka arritur të zbatojë politikat e tij, por gjithashtu ka diskredituar Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare duke këmbëngulur për të marrë vendime të gabuara. Një vlerësim real i politikave të Trump mund të gjendet në vërejtjet e një zëdhënësi të trupit diplomatik të Iranit i cili thotë; nga tani e tutje nuk ka gjasa që Trump të jetë në gjendje ta kthejë botën kundër Iranit. Shtetet e Bashkuara kanë humbur kontrollin politik, ekonomik dhe ushtarak mbi botën. Khatibzade gjithashtu vuri në dukje një pikë tjetër, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve amerikane janë të rëndësishme për shumë vende dhe kanë implikime rajonale dhe ndërkombëtare, por se Irani është një nga vendet e pakta të pavarura, politikat e brendshme dhe të jashtme të të cilave nuk varen aspak nga këto zgjedhje dhe Irani nuk ka ndërmend t’i thurë politikat e tij duke u përqendruar se kush futet në Shtëpinë e Bardhë.