Iran, vdesin 211 persona si pasojë e virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100481-iran_vdesin_211_persona_si_pasojë_e_virusit_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 471.772 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 211 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 26.957 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2020 10:00 Europe/Tirane
  • Iran, vdesin 211 persona si pasojë e virusit Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 471.772 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 211 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 26.957 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 3.653 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 471.772 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 211 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 26.957 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 389.966 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.154 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 4.123.173 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.