Konferenca e Unitetit Islamik këtë vit organizohet në mënyrë virtuale
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhëhebeve Islame ka njoftuar se sesioni i 34-të i konferencës për Unitetin Islamik që përkon me Javën e Unitit Islam dhe me përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., do të organizohet në mënyrë virtuale nga 29 tetori deri më 3 nëntor.
Hamid Sharijari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhëhebeve Islame, të dielën gjatë një konference për shtyp, ka thënë: "Këtë vit Java e Unitetit Islam përkon më 29 tetor deri më 3 nëntor dhe në këtë aktivitet mbi 200 personalitete nga bota islame do të flasin në lidhje me Unitetin Islam".
Shahrjari shtoi: "Ceremonia e hapjes së konferencës për Unitetin Islamik do të zhvillohet më datë 29 tetor që përkon me 12 rabiul-aval ndërsa ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 3 nëntor që përkon me 17 rabiul-aval".