Gjermania: SHBA nuk ka të drejtë të iniciojë mekanizmin 'snapback' kundër Iranit
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka rikonfirmuar edhe një herë angazhimin e tre nënshkruesve evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë lënë marrëveshjen dhe nuk kanë të drejtë të rivendosin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit përmes një mekanizmi të ashtuquajtur snapback.
"Gjermania, Franca dhe Britania mbeten të angazhuara për të ruajtur dhe zbatuar plotësisht marrëveshjes bërthamore. SHBA e braktisën marrëveshjen në vitin 2018 dhe për këtë arsye nuk kanë më të drejtë të fillojnë procesin e quajtur kthim i shpejtë i sanksioneve", tha Mass në një intervistë me gazetë Al-Araby al-Jadeed, e cila u botua të Dielën. Ai shtoi se Trojka evropiane ndjek një qëndrim "shumë të qartë" ndaj të ashtuquajturit mekanizëm i kthimit të shpejtë dhe beson se vetëm pjesëmarrësit e marrëveshjes bërthamore mund të njoftojnë Këshillin e Sigurimit të KB për moskryerjen e angazhimeve nga Irani sipas marrëveshjes. "Ne kemi marrë parasysh sanksionet që administrata amerikane ka rivendosur mbi Iranin dhe ne kemi shprehur keqardhjen tonë në këtë drejtim. Ne gjithashtu vendosëm të mos bashkoheshim me fushatën amerikane "të presionit maksimal" ndaj Iranit," vuri në dukje diplomati i lartë gjerman.