Regjimi sionist përpiqet të vazhdojë konfliktin midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100512-regjimi_sionist_përpiqet_të_vazhdojë_konfliktin_midis_republikës_së_azerbajxhanit_dhe_armenisë
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, duke iu referuar konfliktit ushtarak midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, njoftoi përpjekjet e regjimit sionist për të nxitur dhe vazhduar këtë konflikt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2020 06:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përpiqet të vazhdojë konfliktin midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, duke iu referuar konfliktit ushtarak midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, njoftoi përpjekjet e regjimit sionist për të nxitur dhe vazhduar këtë konflikt.

Hamid Shahriari, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, tha se regjimi sionist kishte kohë që ishte përpjekur të nxiste dhe tensiononte marrëdhëniet midis qeverive të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Shahriari shtoi: "Regjimi sionist është shumë i etur për të krijuar një fuqi kanceroze të ngjashme me të tijën në rajon dhe është i angazhuar me planifikimin dhe investimin në këtë fushë." Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame theksoi se një luftë e drejtë është zgjidhja e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjet, duke vënë në dukje se palët në konfliktin e Nagorni-Karabak duhet të ulen në tryezën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut. Shahriari gjithashtu rikujtoi se: Vendet islamike duhet të përpiqen të sigurojnë gjeografinë e botës islamike si një komb i vetëm dhe me një qeveri të vetme.