Suksesi i ri i Marinës Iraniane
Komandanti i Marinës së Ushtrisë së RII, Admiral Husein Khanzadi deklaroi se në të ardhmen e afërt Irani ka në plan të zbulojë anijen e tij të parë transportuese të prodhuar në vend, e aftë për të mbajtur helikopterë, dronë, raketa dhe pajisje të tjera luftarake.
Admiral Khanzadi, i cili po fliste të martën në një event në qytetin port iranian Bandar Abas, tha se anija, e quajtur Gjiri Persik, është planifikuar të bashkohet me flotën detare të vendit në nëntor. Komandanti i lartë iranian tha se anija mund të lundrojë rreth Tokës tri herë me vetëm një mbushje të vetme karburanti. Duke e përshkruar Marinën e Iranit si një simbol të fuqisë së vendit në ujërat ndërkombëtare, Admiral Khanzadi tha se një seri arritjesh të tjera detare autoktone, duke përfshirë destrojerin trans-oqeanik Dena, gjithashtu do të zbulohen gjatë disa muajve të ardhshëm. Marina do të zbulojë gjithashtu detektorin e parë të minave muajin tjetër.Irani ka bërë përparime të mëdha në sektorin e tij të mbrojtjes dhe ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e pajisjeve ushtarake, megjithëse përballet me sanksionet amerikane dhe presionin ekonomik perëndimor. Republika Islamike thotë se fuqia e saj ushtarake është vetëm për qëllime mbrojtëse kundër kërcënimeve të armikut.