Zyrtarët iranianë shprehin ngushëllime për vdekjen e Muhamed Reza Shaxharian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Muhamed Reza Shaxharian", mjeshtrit të këngës, deklaroi se kombi mirënjohës i Iranit me siguri do të mbajë gjallë në kujtimet e tij emrin, kujtimin dhe veprat e këtij artisti popullor.
Presidenti iranian Hasan Ruhani në një postim të enjten shkroi: Profesor Muhamed Reza Shaxharian, një figurë e shquar artistike dhe krijues i këngëve më të mëdha iraniane, la një trashëgimi të vlefshme artistike. Is'hak Xhahangiri, Zv/Presidenti i parë, në një mesazh ndërsa ngushëlloi për vdekjen e Muhamed Reza Shaxharian theksoi: "Emri i tij me siguri do të vazhdojë të shkëlqejë në të ardhmen, pasi ai kishte një trashëgimi të çmuar në të kaluarën dhe të tashmen". Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ali Larixhani, Këshilltar i Liderit Suprem të Iranit, e quajti zërin e Muhamed Reza Shaxharian një trashëgimi islamike, një iranian që qëndron në zemrën e popullit dhe mbahet mend përgjithmonë. Muhamed Reza Shaxharian, mjeshtri i muzikës dhe artisti i njohur i këngës iraniane, pas një sëmundje të rëndë të kancerit, ka vdekur sot (të enjten) në moshën 80 vjeçare. Shaxharian është prej artistëve më të dalluar të këngës dhe muzikës tradicionale iraniane dhe atë e kanë quajtur me epitetin "Mbreti i Këngës së Iranit". Muhamed Reza Shaxharian ishte muzikant dhe këngëtar i stilit të muzikës origjinale tradicionale të Iranit. Ai ka qenë edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Shtëpisë së Muzikës së Iranit dhe ka krijuar disa instrumente muzikore.