Revista franceze “EL” i jep çmimin e madh filmit iranian “Yalda”
Revista e njohur franceze “EL” i ka ndarë çmimin e madh kinematografik filmit iranian “Yalda”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se çmimi i madh i revistës prestigjioze kinematografike franceze “El” që nga dhjetë vite më parë i ndahet filmit të zgjedhur nga ana e kësaj reviste.
Këtë vit dhe në sesionin e 10-të të konkurrencës për ndarjen e këtij çmimi nga mesi i 10 filmave të transmetuar në vjeshtën e vitit 2020 në Francë, tetë filma kanë arritur të kualifikohen në fazën finale të konkurrencës për këtë çmim dhe filmi iranian “Yalda” ishte njëri prej këtyre filmave që në fund pasi mori votën pozitive të komisionit të jurisë, çmimi i madh i kësaj reviste për herë të parë i është ndarë një filmi nga Irani.
Sipas revistës “Filmi France”, filmi kinematografik “Yalda” që nga dita e mërkurë më shtatë tetor është transmetuar në ekranet e kinemave në të gjithë Francën dhe duke marrë parasysh sasinë e salloneve të kinemave, në ditën e parë të shfaqjes, ka arritur të zë vendin e parë në listën e filmave më të shitur.
Filmi “Yalda” me producent Ali Mosafa dhe regjisor Mas’ud Bakhshi, është filmi iranian që fitoi çmimin e madh të kësaj reviste.