Khatibzade: Qeveritarët amerikanë kanë pësuar disfatë historike përball Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se qeveritarët amerikanë kanë pësuar disfatë historike përball Iranit dhe theksoi se nuk ka mbetur shumë kohë derisa amerikanët në mënyrë zyrtare të pohojnë këtë disfatë.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e diele në një program të radios, duke theksuar faktin se dështimi i sjelljes së SHBA-ve është i qartë, tha: “Amerika ka përdorur të gjithë kapacitetin e vet për ta mposhtur Iranin, por Teherani nuk ka lejuar që ata të kenë edhe ndenjën më të vogël të fitores”.
Khatibzade duke vë në dukje sanksionet e Amerikës kundër Iranit në fushën e medikamenteve, shtoi: “Sanksionimi i medikamenteve të Iranit është krim kundër njerëzimit dhe të gjitha kompanitë dhe institucionet përkatëse të Iranit po punojnë me të gjithë forcën që duke prodhuar medikamente, të plotësojnë nevojat e brendshme”.
Në lidhje me sanksionimin e 18 bankave të Iranit nga ana e Amerikës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: “Funksioni i sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit ka më tepër natyrë psikologjike dhe vetë ata e dinë se me këtë propagandë, askush nuk u beson fjalëve të tyre”.
Khatibzade gjithashtu reagoi ndaj ofendimeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj popullit të Iranit dhe tha: “Sjellja e Trump nuk ka shembull në politikën ndërkombëtare kurse edukata dhe kultura iraniane nuk na lejon neve që ofendimeve të tij t’i përgjigjemi në po këtë mënyrë të paedukatë. Ofendimi i Trump ndaj popullit iranian është vetëm nga frika”.