Sanksionet e armikut synojnë të bllokojnë eksportet e Iranit
(last modified Sun, 11 Oct 2020 18:59:16 GMT )
Tetor 11, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Sanksionet e armikut synojnë të bllokojnë eksportet e Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Iranit theksoi se raundi i fundit i sanksioneve amerikane, i cili synon sektorin financiar dhe bankat kryesore të Iranit, ka për qëllim bllokimin e eksporteve të vendit, por nuk do të ketë ndonjë efekt në Republikën Islamike.

“Gjatë ditëve të fundit, amerikanët vendosën sanksione të reja mbi vendin tonë, por këto sanksione nuk kanë asnjë rëndësi për ne. Sanksionet e tyre kanë për qëllim bllokimin e eksporteve tona, sepse ata kanë frikë nga eksportet tona, ” tha të Dielën Gjeneral Brigade Amir Hatami. Të enjten, Shtetet e Bashkuara shënjestruan sektorin financiar të Iranit duke vendosur sanksione ndaj 18 bankave iraniane. Gjeneral Brigade Amir Hatami tha se kombi iranian nuk do ta harrojë kurrë një veprim të tillë armiqësor,"sepse armiqtë i kanë imponuar me egërsi terrorizmin ekonomik kombit tonë në këtë moment." "Sot, kombi iranian vuan nga sanksionet në një kohë që shumë kombe kanë qasje të lehtë në mjekësi, shkencë, teknologji dhe burime. Në kushte të tilla, armiqtë kanë bërë çmos për të privuar kombin tonë nga të drejtat e tij më themelore," shtoi Shefi i Mbrojtjes iraniane. "Armiqtë duhet ta dinë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta detyrojnë kombin iranian të nënshtrohet, sepse ne jemi të vetëdijshëm për historinë e vendit tonë dhe të botës dhe ne e dimë që çdo tërheqje në konfrontim me krijesa të tilla të egra nuk do të sjellë asgjë përveç poshtërimit", tha Ministri i Mbrojtjes i Iranit.

 

Tags