Iran, vdesin 279 persona si pasojë e virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100732-iran_vdesin_279_persona_si_pasojë_e_virusit_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 513.219 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 279 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 29.349 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2020 10:14 Europe/Tirane
  • Iran, vdesin 279 persona si pasojë e virusit Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 513.219 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 279 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 29.349 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 4.830 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 513.219 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 279 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 29.349 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 414.840 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.609 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 4.398.733 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.