Presidentët amerikanë e përdorin Iranin si mjet fushate për përfitime vetjake
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh deklaroi se presidentët e SHBA e përdorin Iranin si një "mjet fushate" për përfitimet e tyre, duke e tallur Donald Trumpin për ripostimin nga një llogari e rreme të një shkrimi kundër Teheranit.
Khatibzadeh foli të mërkurën për ribotimin e një postimi nga Trump në një llogari të rreme dhe tha: "Presidentët e SHBA e kanë përdorur prej kohësh Iranin si një mjet fushate. Por ne jemi duke arritur nivele të reja të ulëta." Ai shtoi: "Një ditë, Donald Trump shpreh fantazitë e dëshirës së një telefonate nga Teherani. Ditën tjetër, ai përhap teori të egër konspirative nga një llogari e rreme e drejtuar nga një kult terrorist i njohu si MAGA." MAGA bazohet në parullën "Bëjeni Amerikën përsëri të madhe", e cila përdoret në politikën amerikane dhe u popullarizua nga Donald Trump në fushatën e tij të suksesshme presidenciale në vitin 2016. Tensionet u rritën midis Teheranit dhe Uashingtonit pasi ky i fundit u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe vendosi përsëri sanksione të njëanshme që ishin hequr nën marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe 5 fuqive botërore.