Përvjetori i martirizimit të imam Rezait(as)
Irani islamik në përvjetorin e martirizimit të Imam Reza (a.s.), imami i tetë i myslimanëve shi'itë të botës, është zhytur në zi dhe pikëllim.
Sot më datë 30 të muajit Sefer të vitit 1442 hixhri kameri që përkon me 17 Tetor 2020, është përvjetori i martirizimit të Imam Rezait (a.s.) dhe me këtë rast populli besimtar iranian organizon ceremoni zije në qendrat e ndryshme fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kum dhe Mashhad ku ndodhet edhe mauzoleu i këtij imami të ndritur. Imam Reza (a.s) lindi në Medine në vitin 148 hixhri dhe u martirizua në ditën e fundit të muajit Sefer të vitit 203 hixhri. Periudha e jetës dhe e imamatit të Imam Reza (a.s) shënoi kulmin e prirjes së njerëzve drejt familjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s) dhe zgjerimit të bazave popullore të pasardhësve të Profetit të Nderuar të Islamit (s.a.v.s). Sot, mauzoleumi i Imam Rezait në Mashhad pret miliona vizitorë nga Irani dhe nga vendet fqinje kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani. Me rastin e përvjetorit të martirizimit të imamit të tetë të muslimanëve shi'itë, RTV i RII u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë muslimanëve të botës si dhe njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).