"Surpriza e Tetorit", Trump apo Irani?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100819-surpriza_e_tetorit_trump_apo_irani
Javën e kaluar, kur Donald Trump po bënte cirkun e tij në spital për sindromat e Covid-19, senatori Chris Murphy, një nga figurat më anti-iraniane të klanit Biden, u shpreh i shqetësuar për vakumin e pushtetit, jo sepse populli amerikan i kapur midis pandemisë dhe zjarreve në pyje,
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2020 16:18 Europe/Tirane

Javën e kaluar, kur Donald Trump po bënte cirkun e tij në spital për sindromat e Covid-19, senatori Chris Murphy, një nga figurat më anti-iraniane të klanit Biden, u shpreh i shqetësuar për vakumin e pushtetit, jo sepse populli amerikan i kapur midis pandemisë dhe zjarreve në pyje,

është braktisur në fatin e tij dhe miliona amerikanë nuk kanë më për të ngrënë, dhe e gjithë kjo në dritën e një lufte civile apo edhe të një grushti shteti të mundshëm që po duket në horizont, por për shkak të Iranit:"Sipas raporteve, iranianët nuk kanë përfunduar me vrasjen e gjeneralit Soleimani dhe janë të vendosur të marrin hak për vrasjen e tij." Chris Murphy vazhdon: "Sulmi ndaj Ain al-Asad," thonë ata, "ishte vetëm një përgjigje shumë e vogël paraprake. Në Irak, sulmet kundër trupave amerikane janë shumëfishuar dhe përkundër një armëpushimi të përkohshëm me "pro iranianët", një kthim në shtëpi është i mundur. Në Siri ku forcat tona në al-Tanf dhe Deir ez-Zor, ekspozohen afër kufijve iranianë ... mund të ndodhë një sulm raketor apo likuidime të shënjestruara? Askush nuk e di se si do të marrin hak iranianët. E vetmja gjë që dimë është se sot, Irani është më i fortë në pothuajse të gjitha fushat sesa 40 vjet më parë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë shumë më të dobëta. Trump po përpiqet të portretizojë normalizimin Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe-Bahrein si një sukses, i cili do të ndihmonte disi në frenimin e fuqisë iraniane. Por ne nuk mashtrohemi: Izraeli është më pak i sigurt që kur Trump i shpalli luftë Iranit ... " Dhe senatori shton: "Kur Presidenti Trump kërcënon Teheranin me një përgjigje "1000 herë më të fortë "në rast të një përgjigje iraniane, ose kur në mes të një tubimi zgjedhor, ai papritmas fillon të fyejë Iranin dhe pastaj bën thirrje për dialog, të gjithë e kuptojnë se sa iranianët po e bëjnë atë të vuajë ..." Të Premten, 16 Tetor, numri 2 i Forcës Kuds, Gjenerali Muhamed Hexhazi reagoi shkurtimisht ndaj këtij qëndrimi që nuk mund të ishte pa lidhje me kaosin total që mbretëron në Shtetet e Bashkuara, dhe që i bën ata kaq të prekshëm në kontekstin e 'një skenari përgjigjeje', duke thënë se Shtetet e Bashkuara ishin në prag të rënies si brenda, ashtu edhe jashtë: “Gjithçka tani i bën Shtetet e Bashkuara një pre e lehtë: nga brenda rënia po përshpejtohet, si dhe nga jashtë. Në Shtetet e Bashkuara, afrikano-amerikanët janë 13 herë më të rrezikuar nga përpjekja për vrasje nga oficerë të policisë dhe ky diskriminim racor i institucionalizuar dëmton një vend ushtria e të cilit përbëhet kryesisht nga pakica që, për të marrë ndonjë përfitim, janë të regjistruar në ushtrinë amerikane. Çdo ditë, 22 ushtarakë dhe veteranë të luftës vrasin veten dhe shumë të tjerë vdesin nga abuzimi me alkoolin ose varësia nga droga. Amerika është një vend me 400,000 kriminelë, të ndarë në 33,000 banda. Dhe ndërkombëtarisht, është edhe më keq: Shtetet e Bashkuara janë më të izoluara se kurrë deri në pikën që edhe aleatët priren të distancohen nga amerikanët. E gjithë kjo e shtyri kandidatin demokrat të rrëfejë dhe të njohë se Shtetet e Bashkuara janë në prag të rënies. Fundi po afrohet për Shtetet e Bashkuara." Zv/Komandanti i Forcës Kuds shton: "Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara janë bërë një vend më i sigurt që kur dha urdhrin për të vrarë gjeneralin Soleimani, por atëherë pse ushtarët amerikanë po dridhen nga frika edhe kur ata janë ngulitur në bazat e tyre? Pse strehohen ata në bunkerë kur jepet lajmi i ndonjë stërvitje ushtarake iraniane? Dhe mbi të gjitha, pse vazhdoni të na dërgoni mesazhe për të kërkuar një pushim? ...Hiqni dorë nga iluzionet : krimet tuaja nuk do t'ju sjellin siguri. Ju duhet të jeni të përgatitur për të paguar çmimin. Rezistenca gjithmonë ka ekzistuar dhe do të vazhdojë. Dhe është ajo që ju ka mposhtur dhe që do t'ju shkatërrojë." Yossi Beilin, ish-Ministër Sionist i Drejtësisë në një intervistë për kanalin Arabi 21 shprehet: "Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore, me nxitjen e Netanjahu, por të gjitha rezultuan gabim, pasi kthimi i sanksioneve dështoi ta shtynte Teheranin të dorëzohej dhe të ulej në tryezën e bisedimeve. Më keq, në Siri dhe Liban, kjo tërheqje e ka bërë Iranin fqinjin imediat të Izraelit me gjithçka që përfshin një rrezik. Mjafton një ortek raketash të shkrepura nga Gaza ose Hezbollah për të na gjymtuar. Surpriza e tetorit aq shumë e premtuar nga Trump, mbase së pari do ta bëjë Irani. Dhe kjo surprizë mund të bëjë që Trump të humbasë besimin e lobit pro-Izraelit."