Përfundon automatikisht embargoja e armëve kundër Iranit
Embargo e armëve të Republikës Islamike të Iranit përfundoi sot (e diel, 18 tetor) pas 10 vjetësh.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm (e Dielë, 18 Tetor), embargoja e armëve ndaj Iranit përfundoi automatikisht në përvjetorin e pestë të arritjes së marrëveshjes bërthamore dhe tani e tutje, kufizimet në eksportin dhe importin e artikujve ushtarake dhe të mbrojtjes në Iran janë anuluar dhe kufizimi i udhëtimit të 23 personave juridikë që i nënshtrohen listës së Rezolutës 2231 përfundoi. Heqja e kufizimeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të gjera në muajt e fundit për të zgjatur kufizimet por nuk kanë arritur asnjë rezultat. Rezoluta 1747 e Këshillit të Sigurimit të KB, e miratuar në Mars 2007, vendosi sanksione mbi programin e zhvillimit të raketave balistike të Iranit dhe ndaloi eksportin dhe importin e armëve të rënda nga Irani. Ai u miratua nga Këshilli Sigurimit në 9 qershor 2010, sipas të cilit të gjitha vendet duhej të përmbaheshin nga transferimi i tankeve, automjetesh të blinduara, aeroplanë luftarakë, helikopterë gjuajtës, anije luftarake, raketa dhe pjesë të ngjashme në Iran.