Zanganeh: Industria e naftës në Iran nuk do të qëndrojë e ulur
Në përgjigje të sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Teheranit, ministri iranian i naftës shkroi në një cicërimë se industria e naftës në Iran nuk do të qëndrojë e ulur dhe tha se: "Ajo nuk ka asete jashtë Iranit që të përfshihen në sanksione".
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; "Bizhan Namdar Zanganeh" në Twitter shkroi se epoka e njëanshmërisë në botë ka mbarua: "Sanksionet ndaj tij dhe kolegëve të tij janë një reagim pasiv ndaj dështimit të politikës amerikane për të ulur eksportet e naftës në Iran në zero." Departamenti i Thesarit i SHBA të hënën në mbrëmje, Ministrinë Iraniane të Naftës dhe organizatat e lidhura, si dhe Ministrin e Naftës Bizhan Namdar Zanganeh bashkë me disa figura të tjera të lidhur me Ministrinë Iraniane të Naftës, i ka futur në listën e tij të sanksioneve, e cila është bërë një mjet i propagandës zgjedhore. Administrata Trump, dy vjet pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe ndoqi politikën e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit dhe vazhdon të përdorë këtë politikë të dështuar, ndërkohë që aktivistët politikë dhe civilë amerikanë besojnë se sanksionet nuk kanë funksionuar dhe administrata Trump nuk ka arritur asgjë në tre vjet e gjysmë armiqësi të fortë kundër Iranit.