Erakçi nis turneun rajonal për konfliktin në Nagorno Karabak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101058-erakçi_nis_turneun_rajonal_për_konfliktin_në_nagorno_karabak
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për një turne rajonal të zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Baku, Irevan, Moskë dhe Ankara për të çuar përpara iniciativën e Iranit për zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2020 12:35 Europe/Tirane
  • Erakçi nis turneun rajonal për konfliktin në Nagorno Karabak

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për një turne rajonal të zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Baku, Irevan, Moskë dhe Ankara për të çuar përpara iniciativën e Iranit për zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabak.

Zyra për informim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të martën bëri të ditur se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme dhe në rolin e të dërguarit special të Iranit, do të zhvillojë vizita në vendet e rajonit për të diskutuar në lidhje me iniciativën e Iranit për zgjidhjen e konfliktit në rajonin Nagorno Karabak dhe për t'i dhënë fund luftimeve mes Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka thënë: "Zotëri Erakçi përveçse do të zhvillojë një vizitë në zonat kufitare të Iranit me Armeninë dhe Republikën e Azerbajxhanit ku do të informohet në lidhje me zhvillimet më të fundit frontale, do të shkojë në Baku, Moskë, Irevan dhe Ankara".