Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit infektohet me virusin Korona
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka njoftuar se është infektuar me virusin Korona.
Muhamed Bagher Ghalibaf të mërkurën në mëngjes në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Një prej bashkëpunëtorëve të zyrës time është infektuar me virusin Korna, ndërsa në mesnatë ka dalë edhe rezultati i analizës time ku kam dal pozitiv me virusin Korona. Aktualisht ndodhen në karantinë dhe me ndihmën e Zotit, do të vazhdojë të kryejë përgjegjësinë nga vendi ku jam në karantinë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 588.648 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 415 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 33.714 persona.