Eragçi takohet me Ministrin e Jashtëm turk
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101145-eragçi_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_turk
I Dërguari Special i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Abbas Eragçi, të Premten në mbrëmje u takua me Zëvendës Ministrin e Jashtëm turk Sadat Onal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2020 05:03 Europe/Tirane
  • Eragçi takohet me Ministrin e Jashtëm turk

I Dërguari Special i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Abbas Eragçi, të Premten në mbrëmje u takua me Zëvendës Ministrin e Jashtëm turk Sadat Onal.

Sipas IRNA, Sejed "Abbas Eragçi", i Dërguari Special i Republikës Islamike të Iranit për zgjidhjen e konfliktit në Nagorni-Karabak, pas bisedimeve me zyrtarë të Republikës së Azerbajxhanit, Rusisë dhe Armenisë, të Premten pasi mbërriti në Ankara u takua me Zëvendës Ministrin e Jashtëm turk me të cilin diskutoi për konfliktin e rajonit Nagorni-Karabak.  Sejed Abbas Eragçi, i Dërguari Special i Republikës Islamike të Iranit, të Martën e kaluar filloi turneun e tij rajonal në Baku për të çuar përpara iniciativën e Iranit në zgjidhjen paqësore të konfliktit Nagorni-Karabak dhe më pas vazhdoi të Enjten dhe të Premten në konsultimin me zyrtarët e Moskës dhe Jerevanit. Eragçi të Premten mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, pasi u konsultua më herët me zyrtarët e Moskës dhe Jerevanit.