Iran, vdesin 386 persona si pasojë e virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101150-iran_vdesin_386_persona_si_pasojë_e_virusit_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 612.772 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 386 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 34.864 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Iran, vdesin 386 persona si pasojë e virusit Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 612.772 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 386 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 34.864 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 7.820 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 612,772 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 386 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 34.864 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 481.930 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.185 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 4.929.005 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.