Velajati: Presidenti francez po u shërben interesave të sionistëve
(last modified Sat, 31 Oct 2020 18:54:33 GMT )
Tetor 31, 2020 19:54 Europe/Tirane
  • Velajati: Presidenti francez po u shërben interesave të sionistëve

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik ka dënuar deklaratat e fundit anti-Islame të Presidentit Francez Emmanuel Macron, duke thënë se ai thjesht po u shërben interesave të regjimit sionist.

"Veprimet ofenduese kundër Profetit të Islamit (a.s.) në Francë tregojnë zhytjen e diplomacisë në këtë vend evropian," tha të Shtunën Ali Akbar Velajati në një fjalim në një video-konferencë të mbajtur në qytetin veriperëndimor të Iranit Tabriz. Ai shtoi se Franca nuk është më vendi, presidentët e të cilit luajnë një rol të rëndësishëm në botë dhe tha se presidenti i tanishëm francez po ndjek sionistët dhe po adopton qëndrime të tilla anti-islamike për të kërkuar favore nga regjimi izraelit. "Një sjellje e tillë ka bërë që Emmanuel Macron të urrehet në botën myslimane", theksoi zyrtari i lartë iranian. Velajati paralajmëroi se bota myslimane do të ndërmarrë veprime të duhura kundër Francës dhe presidentit të saj në rast të vazhdimit të qasjeve të tilla anti-Islame, sepse "muslimanët do të rezistojnë kundër një fyerjeje të tillë".

 

Tags