Filloi stërvitja "Sakrifikuesit e Hapësirës së Vilajetit " në Iran
Faza kryesore dhe faza operative e stërvitjes së nëntë të mbrojtjes ajrore ""Sakrifikuesit e Hapësirës së Vilajetit " e koduar me emrin e shenjtë "Sadegh Al-Mohammad (AS)" filloi në qytetin Esfahan në qendër të Iranit.
Gjeneral brigade Farhad Goodarzi, zëdhënës i Stërvitjes të 9-të të mbrojtjes ajrore ""Sakrifikuesit e Hapësirës së Vilajetit " të hënën, duke iu referuar pjesëmarrjes së 7 bazave ajrore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në këtë stërvitje tha: Pas vendosjes së avionëve luftarakë dhe bombarduesve, transportuesve të rëndë dhe gjysmë të rëndë, karburantit, përgjimit dhe zbulimit, patrullave ajrore dhe dronëve, metodat e kundërveprimit me pushtimin hipotetik të armikut duke përdorur taktika të reja do të praktikohen brenda dy ditësh. Gjeneral Brigade Goodarzi shtoi: Në këtë stërvitje, do të përdoren avionë të tipit Sukhoi 24 dhe F-4, F-5, F-7, MiG-29, F-14, Saeke dhe furnizues me karburant Boeing 707 dhe 747 së bashku me një shumëllojshmëri dronësh të pajisur me raketa me objektiv preciz dhe bomba inteligjente të diregjuara nga distanca. Sipas zëdhënësit të stërvitjes së 9-të të forcave ajrore, bombardimi duke përdorur bomba precize dhe inteligjente, kryerja e luftimeve ajrore dhe shkatërrimi i caqeve ajrore, kryerja e operacioneve të rregullta dhe të ndryshme taktike të bombardimeve ajrore, zbulimi ajror dhe përgjimi elektronik, përdorimi i dronëve për të bombarduar objektivat , Identifikimi, fotografimi dhe përdorimi i stafit të ri bashkë me veteranë për të transferuar përvojat janë ndër qëllimet e kësaj stërvitjeje.