Irani rihap ambasadën në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101198-irani_rihap_ambasadën_në_jemen
Ambasadori i Jemenit në Teheran ka deklaruar se rihapja e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Sana është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve dhe për të krijuar rrethanat për hapjen e një horizonti të ri në marrëdhëniet diplomatike të Jemenit me botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Irani rihap ambasadën në Jemen

Ambasadori i Jemenit në Teheran ka deklaruar se rihapja e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Sana është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve dhe për të krijuar rrethanat për hapjen e një horizonti të ri në marrëdhëniet diplomatike të Jemenit me botën.

Ibrahim Muhamed Al-Dejlami, ambasadori i Jemenit në Teheran, ditën e hënë në një intervistë me kanalin televiziv Al Alem, ka thënë: "Rihapja e ambasadës së Iranit në Sana do të bëhet që shumë vende të tjera të inkurajohen për rihapjen e ambasadave të tyre në Jemen dhe në këtë mënyrë do të fillojë një rrugë e re diplomatike mes Sanas dhe vendeve të tjera të botës".

Ambasadori i Jemenit në Teheran duke thënë se askush nuk ka të drejtë të përcaktojë llojin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Jemenit, shtoi: "Jemeni tani po realizon një realitet praktik dhe bota duhet ta respektojë atë dhe ta trajtojë Jemenin me respekt".

Ndërkohë Hasan Irlu, ambasadori i ri i Iranit në Jemen, të martën më 28 tetor, duke zhvilluar një takim me Hesham Sharaf, ministrin e punëve të jashtme të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, i ka dorëzuar atij letrat kredenciale.