Ruhani: Për Iranin nuk ka rëndësi se çfarë po ndodhë në Amerikë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se zgjedhjet presidenciale të Amerikës nga shumë aspekte janë mësimdhënëse, ka theksuar se për Teheranin nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë po ndodhë në Amerikës dhe cili prej kandidatëve bëhet president i shtetit amerikan.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë duke theksuar se Amerika duhet të kthehet në respektimin e ligjit dhe të gjitha traktatet ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, tha: “Amerika në vend të sanksioneve, duhet zgjedh respektin, në vend të kërcënimit, duhet ta zgjedhë mirëkuptimin dhe në vend të shkeljeve të zotimeve dhe shkeljes së ligjeve, duhet të kthehet në zbatimin e tyre. Prandaj me rëndësi është metoda që ndiqet nga ana e Qeverisë së Amerikës dhe jo personat. Kështu që nëse amerikanët e kanë kuptuar dhe kanë marrë mësime nga gabimet, duhet të zgjedhin një rrugë tjetër”.
Presidenti iranian duke vë në dukje rrethanat e rajonit dhe në kufijtë veriore dhe veriperëndimor të Iranit, deklaroi: “Siguria e kufijve ka shumë rëndësi për Teheranin si dhe fakti se terroristët dhe grupet terroriste të mos jenë të pranishëm në afërsi të kufijve të Irani, si dhe të mos ndryshohen kufijtë gjeografike. Tërësia territoriale është e drejtë e vendeve dhe e popujve, prandaj Republika Islamike e Iranit kërkon zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabak nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe jo nëpërmjet luftimeve ushtarake”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke vë në dukje veprimet terroriste në rajone të ndryshme të botës gjatë ditëve të kaluara, ka thënë sulmet ndaj vendeve civile, shkollave dhe objekteve fetare janë të dënuara. Ruhani ka theksuar: “Ata të cilët kanë ofenduar personalitetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ka në bërë gabim dhe ata të cilët po kryejnë veprime terroriste, po kryejnë veprime të gabuar dhe kundër njerëzimit”.