Garda Revolucionare prezanton një sistem i tij raketor
Sistemi automatik dhe inteligjent për hedhjen e raketave balistike në mënyrë të vazhdueshme me rreze të larta veprimi është prezantuar nga forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në ceremoninë e prezantimit të sistemit për hedhjen automatike dhe të vazhdueshme të raketave balistike me rreze të larta veprimi (mitraloz raketor), ka thënë: “Ky sukses i ri ka kapacitet për hedhjen e raketave në formë automatike në të njëjtën kohë ose sipas distancës kohore të dëshiruar dhe ky lloj i lëshimit të raketave ka rëndësi shumë të madhe nga aspekti operativ dhe taktik”.
Gjeneral Salami fuqinë raketore të Republikës Islamike të Iranit e përshkroi si rezultat të vullnetit të popullit të Iranit dhe shtoi: “Kapaciteti i sigurt raketor i Iranit garanton vazhdimin e jetës dhe forcës parandaluese të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe aktualisht është duke u zhvilluar dhe zgjeruar për çdo ditë e më tepër ndërsa nga ana tjetër, armiqtë po përballen me dekadencë dhe rënie të fuqisë, mirëpo kërcënimet e armiqve akoma ekzistojnë”.