Amerika bllokon 27 websajte iraniane
Departamentit Amerikan i Drejtësisë ditën e enjte me pretekstin e përballjes me zgjerimin e influencës botërore, ka mbyllur 27 websajte iraniane.
Sipas deklaratës së lëshuar nga ky departament, shumica e këtyre websajteve kanë punuar për të zgjeruar influencën dhe depërtimin botëorr duke qenë të lidhur me gardën revolucionare të Iranit. Departamentit amerikan pretendon se Irani i ka përdorur këto sajte për të çuar përpara aktivitetin e tij të shpejtë të influencës në botë. Departamenti Amerikan i drejtësisë shton se websajtet e bllokuara kanë shkelur sanksionet e Amerikës kundër qeverisë iraniane dhe gardës revolucionare. Departamenti amerikan i drejtësisë, ndërmerr masa të reja armiqësore kundër Iranit në kohën kur rezultati paraprak i zgjedhjeve 2020 në Amerikë tregon mundësinë e ulët të Trump për të qëndruar në shtëpinë e bardhë.