Vaksina iranian kundër Covid-19 po kalon fazat e prodhimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101466-vaksina_iranian_kundër_covid_19_po_kalon_fazat_e_prodhimit
Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se vaksina iraniane kundër Covid-19 është duke kaluar fazat finale të prodhimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2020 11:24 Europe/Tirane
  • Vaksina iranian kundër Covid-19 po kalon fazat e prodhimit

Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se vaksina iraniane kundër Covid-19 është duke kaluar fazat finale të prodhimit.

Reza Malakzade, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e premte në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: “Hulumtuesit iranian me të gjithë kapacitetin dhe potencialin e vet janë duke bërë përpjekje për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona”.

 Reza Malakzade u shpreh optimist për mposhtjen e virusit Korona dhe në lidhje me prodhimin e vaksinës Korona nga një kompani amerikane, tha: “Nëse kjo vaksinë do ta marrë konfirmimin final, atëherë njeriu mund të ngadhënjejë mbi sëmundjen Covid-19. Në fillim të përhapjes së virusit Korona, mendohej se vaksina mund të krijojë 50% imunitet kundër virusit Korona, mirëpo prodhimi i vaksinës së re tregoi se ky produkt krijon imunitet rreth 90% dhe kjo është më shumë shpresëdhënëse”.