Shtrëngohet dara Iran-Rusi rreth boshtit të SHBA / Izrael / Sulltan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101529-shtrëngohet_dara_iran_rusi_rreth_boshtit_të_shba_izrael_sulltan
Përgjigja ishte e menjëhershme: në një njoftim të shkurtër për shtyp të lëshuar të Shtunën në mbrëmje, Garda Revolucionare e Iranit IRGC njoftoi se kishte rrafshuar pozicionet terroriste në Nagorni-Karabak, nën zjarrin e  njësive të saj të artilerisë!
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • Shtrëngohet dara Iran-Rusi rreth boshtit të SHBA / Izrael / Sulltan

Përgjigja ishte e menjëhershme: në një njoftim të shkurtër për shtyp të lëshuar të Shtunën në mbrëmje, Garda Revolucionare e Iranit IRGC njoftoi se kishte rrafshuar pozicionet terroriste në Nagorni-Karabak, nën zjarrin e  njësive të saj të artilerisë!

Në të vërtetë, të premten më 13 nëntor dhe në fund të gati 44 ditëve të luftës në Kaukazin e Jugut midis boshti SHBA / NATO / Izrael nga njëra anë dhe një Armenie të nënshtruar ndaj  diktatit të Soros nga ana tjetër, "korridori terrorist" i bërë ng Turqia u aktivizua dhe "agjentët e Sulltanit" të sjellë nga Idlibi morën luksin të përballen me rojet kufitare iraniane. Kjo gjakderdhje e Kaukazit Jugor, e ndaluar me ndërhyrjen "neto" nga Rusët kishte qëllime të tjera përveç instalimit të terroristëve në portat e Iranit dhe Rusisë, duke shpresuar një ribërje të Idlibit nën hundën Ruso-Iraniane. Në një deklaratë të publikuar të premten nga policia iraniane, thuhet: Rajoni Tukur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor, posaçërisht afër qytetit të provincës Orumijeh që ndan kufirin me Irakun dhe Turqianë me Republiken e Azerbajxhanit, pati një ndërhyrje të terroristëve Nagorni-Karabak përpara se të ndeshen me një reagim të dhunshëm të rojeve kufitare të Iranit, dhe kjo në sfondin e luftimeve të forta. Të shtyrë mbrapsht nga dërgimi i përforcimeve, sulmi i nënshkruar nga boshti SHBA / Izrael, u kthye në një konfrontim pasi terroristët u përpoqën të futeshin fshehurazi në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor. Pak nga terroristët "idlibianë" shpëtuan nga të shtënat e rojeve kufitare iraniane të cilët megjithatë humbën tre të vetët për dhjetëra në kampin përballë. Që nga e Premtja, konflikti i Nagorni-Karabakut ka arritur një kulm për Iranin, i cili tashmë ka lëshuar disa paralajmërime se veprimi "parandalues" nga ana e tij është i lejuar në mënyrë të përkryer nëse siguria e tij kombëtare është në rrezik. Të Shtunën, IRGC publikoi ​​një deklaratë duke shprehur "përgjigjen e saj shkatërruese": "njësitë e artilerisë së IRGC konfirmojnë se kanë shënjestruar gjerësisht" pozicionet terroriste përtej kufijve të Veri-Perëndimit " dhe duke u shkaktuar "humbje dhe dëme" të mëdha: terroristëve "Irani nuk njeh asnjë konsideratë ose kufizim kur bëhet fjalë për sigurinë. Terroristët do të zhduken kudo që fshihen ". Për vëzhguesit politikë, kjo do të ishte shfaqja e fazës së parë të planit ruso-iranian të "pastrimit" të Kaukazit të Jugut në të cilin boshti SHBA / NATO / Izraeli po përpiqet të depërtojë për dekada me radhë. Përgjigja shënjestroi territoret e Nagorni-Karabakut të sapo kapura nga forca azerbajxhanase dhe ku në një zonë gri të planit të armëpushimit rus, vazhdojnë të qëndrojnë terroristët tekfiristë pro-Ankarasë. Në fakt, nuk ka zonë gri. Irani dhe Rusia po veprojnë në bashkëpunim për të dobësuar vektorin "turk" të Perandorisë si në Sirinë veriore, edhe në Kaukazin e Jugut. Prandaj u pa heshtja totale e Rusisë, e cila sipas planit të armëpushimit duhet të kishte reaguar ndaj "përgjigjes therëse të artilerisë së IRGC" kundër zonave ku terroristët pro-Sulltanit po tërhiqen në Nagorni-Karabak. "Për momentin, udhëheqja e misionit paqeruajtës rus nuk ka bërë ndonjë deklaratë mbi këtë temë, pas përfundimit të një memorandumi trepalësh mbi këtë rajon" , deklaroi një burim i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.