Irani do t'i përgjigjet çdo lloj aventure me fuqinë legjitime ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101578-irani_do_t'i_përgjigjet_çdo_lloj_aventure_me_fuqinë_legjitime_ushtarake
Irani do t’i përgjigjet çdo akti ‘aventurizmi’ nga agresorët me anë të potencialeve të tij ushtarake, tha një diplomat iranian, duke hedhur poshtë raportet në lidhje me qëllimin e presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar objektet bërthamore iraniane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2020 16:25 Europe/Tirane
  • Irani do t'i përgjigjet çdo lloj aventure me fuqinë legjitime ushtarake

Irani do t’i përgjigjet çdo akti ‘aventurizmi’ nga agresorët me anë të potencialeve të tij ushtarake, tha një diplomat iranian, duke hedhur poshtë raportet në lidhje me qëllimin e presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar objektet bërthamore iraniane.

New York Times citoi të hënën katër zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë të thoshin se Trump, të Enjten në një takim të Zyrës Ovale kishte pyetur këshilltarët e lartë nëse ai kishte mundësi për të ndërmarrë veprime kundër objekteve kryesore bërthamore të Iranit në javët e ardhshme. Një zyrtar amerikan konfirmoi takimin për The New York Times, i cili raportoi se këshilltarët bindën Trump të mos shkonte përpara me një sulm të tillë, për shkak të rrezikut të një konflikti më të gjerë. “Trump pyeti për mundësitë. Ata i dhanë atij skenarët e mundshëm dhe ai në fund të fundit vendosi të mos shkonte përpara”, ka thënë zyrtari. Alireza Mirjusefi, zëdhënës i misionit të përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara në New York, tha se programi bërthamor i Republikës Islamike është hartuar thjesht për qëllime paqësore dhe për përdorim civil. Mirjusefi theksoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) e ka verifikuar këtë çështje në disa raporte. Irani ka provuar të jetë i aftë të përdorë fuqinë e tij legjitime ushtarake, shtoi ai, për të parandaluar ose për tu përgjigjur ndaj çdo lloj aventure të agresorëve.