Bashkimi Evropian: Zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është i rëndësishëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101599-bashkimi_evropian_zbatimi_i_plotë_i_marrëveshjes_bërthamore_është_i_rëndësishëm
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë deklaroi se zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është i rëndësishëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2020 16:49 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është i rëndësishëm

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë deklaroi se zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është i rëndësishëm.

Sipas IRNA, "Stephen Clement" sot (e Mërkurë) në takimin tremujor të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, duke theksuar rëndësinë strategjike të marrëveshjes bërthamorë, theksoi se Bashkimi Evropian deklaron angazhimin e tij për të vazhduar mbështetjen ndaj marrëveshjes në fjalë. "Clement" e konsideroi si jetike rëndësinë strategjike dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: "Bashkimi Evropian do të punojë për të mirëmbajtur marrëveshjen bërthamore përmes bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare." Stephen Clement u bëri thirrje të gjitha vendeve të përmbahen nga veprimet që do të pengojnë përmbushjen e detyrimeve të tyre. Clement gjithashtu shprehu keqardhje të thellë për tërheqjen e SHBA nga marrëveshjes bërthamore dhe rifillimin e sanksioneve kundër Iranit, duke shtuar se heqja e sanksioneve është një pjesë kryesore e marrëveshjes. Ai më tej shprehu shqetësimin në lidhje me veprimet e Iranit në uljen e detyrimeve të tij nën marrëveshjen bërthamore dhe i bëri thirrje Teheranit të tërhiqet nga çdo veprim që nuk është në përputhje me marrëveshjen. Më 8 maj 2018, Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore. Republika Islamike e Iranit më 8 maj 2019, një vit pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe pasi provoi jo efikasitetin e zgjidhjeve evropiane të propozuara për të kompensuar pasojat ekonomike të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, njoftoi nisjen e uljes së angazhimeve të saj.