Gharibabadi: Irani nuk u jep vlerë pretendimeve të Amerikës dhe Izraelit
Ambasadori i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë tha se Irani nuk u jep vlerë pretendimeve të pabaza dhe mashtruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të regjimit sionist që synojnë të bëjnë presion mbi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe mbi shtetet e saj anëtare.
"Kazem Gharibabadi" në mbledhjen stinore të Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike mbi temën e verifikimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore në dritën e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, shtoi se Irani ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ai tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë përgjegjësinë e plotë për pasojat e veprimeve të gabuara të tyre, që konsiderohen në kundërshtim të hapur me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Amerika e cila ka me mijëra kapsula bërthamore dhe po i kërcënon të tjerët për përdorimin e mundshëm të këtyre armëve, nuk ka të drejtë fare të deklarohet për shqetësimet në lidhje me përhapjen e armëve bërthamore. Regjimi izraelit është i vetmi regjim në Lindjen e Mesme që nuk ka pranuar asnjë nga mekanizmat për kontrollimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe ka zhvilluar llojeve të ndryshme të këtyre armëve. Në këtë situatë, sa janë të shqetësuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë situatë kërcënuese?”
Gharibabadi përfundoi duke deklaruar se Republika Islamike e Iranit nuk u jep vlerë pretendimeve të pabaza dhe mashtruese të bëra nga Amerika dhe regjimi izraelit, qëllimi kryesor i të cilave është të bëjë presion mbi ANEA dhe vendet anëtare të saj.