Irani fillon zbatimin e kufizimeve të reja kundër virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101660-irani_fillon_zbatimin_e_kufizimeve_të_reja_kundër_virusit_korona
Plani i kufizimeve të reja kundër përhapjes së pandemisë Korona ka filluar të zbatohet nga sot në të gjithë Iranin dhe do të zgjasë për dy javët e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 21, 2020 11:23 Europe/Tirane
  • Irani fillon zbatimin e kufizimeve të reja kundër virusit Korona

Plani i kufizimeve të reja kundër përhapjes së pandemisë Korona ka filluar të zbatohet nga sot në të gjithë Iranin dhe do të zgjasë për dy javët e ardhshme.

Alireza Ra’isi, zëdhënësi i shtabit kombëtar të përballjes me virusin Korona, ka thënë se 124 qytete ndodhen në gjendje të kuqe dhe rreth 150 qytete ndodhen në gjendje të portokalltë dhe 98 qytete janë në gjendje të verdhë. Ndërkohë 25 qendra provinciale janë në gjendje paralajmërimi.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit besojnë se shkaku kryesor i përhapjes së virusit Korona anë tubimet familjare, tubimet të cilat kryesisht organizohen pas orarit të punës nëpër shtëpi në mbrëmje.

Iraxh Harirçi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, duke theksuar anulimin dhe shmangien e tubimeve familjare, ka thënë: “Tubimet familje në 51% të rasteve janë faktor për përhapjen e virusit Korona dhe për këtë arsye që nga ora 21:00 e mbrëmjes janë paraparë kufizime të qarkullimit të njerëzve.