Filmi iranian fiton çmimin “Arica Nativa” në Kili
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101688-filmi_iranian_fiton_çmimin_arica_nativa_në_kili
Filmi iranian ASAK ka fituar çmimin e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë në sesionin e 15-të festivalit të filmit “Arica Nativa” në Kili të Amerikës Latine.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 22, 2020 13:24 Europe/Tirane
  • Filmi iranian fiton çmimin “Arica Nativa” në Kili

Filmi iranian ASAK ka fituar çmimin e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë në sesionin e 15-të festivalit të filmit “Arica Nativa” në Kili të Amerikës Latine.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se filmi dokumentar ASAK i regjisorit Mahdi Zamanpur Kejasari, ka arritur të fitojë çmimin e filmit më të mirë të metrazhit të gjatë në sesionin e 15-të të festivalit të filmit në Kili të Amerikës Latinedhe shpërblimin 1000 dollarë.

Filmi dokumentar paraqet tregimin e jetës së një plaku jugor 80 vjeç të cilit Zoti i madhëruar i ka dhënë aftësinë për shpjegimin e ëndrrave.

Sesioni i 15-të i festivalit të filmit “Arica Nativa” u zhvillua nga 6 deri 15 nëntor të vitit 2020 me qasje në filmat me tematikë autoktone.