Ruhani: martirizimi i "Fakhrizadeh" nuk prish vullnetin e shkencëtarëve
(last modified Sat, 28 Nov 2020 08:26:14 GMT )
Nëntor 28, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: martirizimi i

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh tha: "Armiqtë duhet ta dinë se me martirizimin e Dr. Mohsen Fakhrizadeh, nuk do të ketë asnjë ndryshim në vullnetin e të rinjve dhe shkencëtarëve të Iranit Islamik në ndjekjen e rrugës së zhvillimit të përshpejtuar shkencor dhe arritjes së majave të nderit."

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Presidenti Hassan Ruhani, në një mesazh të tij duke shprehur ngushëllime për martirizimin e "Mohsen Fakhrizadeh", theksoi: "Padyshim, ky akt terrorist dhe i rëndomtë është për shkak të paaftësisë së armiqve të përbetuar të kombit Iranian kundër lëvizjes shkencore dhe arritjeve të kombit të madh i Iranit dhe për shkak të humbjeve të tyre të njëpasnjëshme në rajon dhe në arena të tjera politike të botës, që  në mendjet e botës me veprime të tilla çnjerëzore rishfaqën thellësinë e ligësisë dhe urrejtjes së tyre.

Teksti i mesazhit të Presidentit është si më poshtë:

Në emër të Zotit, mëshiruesit, fuqiplotë

Edhe një herë, duart e pista të arrogancës globale me mercenarët e regjimit uzurpues sionist u njollosën me gjakun e një birri të nderuar dhe të lavdishëm që e zhytën kombin iranian në hidhërimin e humbjes së një shkencëtari të zellshëm.

Padyshim, ky akt terrorist dhe i rëndomtë është për shkak të paaftësisë së armiqve të përbetuar të kombit Iranian kundër lëvizjes shkencore dhe arritjeve të kombit të madh i Iranit dhe për shkak të humbjeve të tyre të njëpasnjëshme në rajon dhe në arena të tjera politike të botës, që  në mendjet e botës me veprime të tilla çnjerëzore rishfaqën thellësinë e ligësisë dhe urrejtjes së tyre.

Por armiqtë e kombit tonë duhet ta dinë se martirizimi i njerëzve të tillë si Dr. Mohsen Fakhrizadeh jo vetëm që nuk do të prishë vullnetin e rinisë dhe shkencëtarëve të Iranit Islamik për të ndjekur rrugën e rritjes së përshpejtuar shkencore dhe për të ngjitur majat e nderit, por do t'i bëjë popullin më të vendosur për të vazhduar rrugën e këtij martiri të çmuar dhe gjaku i dëshmorëve tanë do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe i vlefshëm.

Padyshim, Ministria e Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura do të plotësojë vendin e lirë të këtij shkencëtari me përkushtimin dhe përpjekjet në rritje dhe duke përfituar nga kolegët dhe studentët e këtij dëshmori të madh.

Dërgoj përshëndetje për shpirtin e shenjtë të këtij dëshmori të madh dhe duke shprehur ngushëllime për familjen e tij të nderuar, unë i shpreh ngushëllimet e mia komunitetit shkencor të vendit dhe popullit revolucionar të Iranit dhe kërkoj durim dhe shpërblim nga Zoti i Madhërishëm për të gjithë që ai ka lënë.

Hassan Ruhani

President i Republikës Islamike të Iranit

 

Tags