Namaki: Gjendja e pandemisë Korona në Iran po shkon drejt përmirësimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101854-namaki_gjendja_e_pandemisë_korona_në_iran_po_shkon_drejt_përmirësimit
Ministri i shëndetësisë së Iranit ka thënë se gjendja e pandemisë Korona në Iran po shkon duke u përmirësuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 29, 2020 10:00 Europe/Tirane
  • Namaki: Gjendja e pandemisë Korona në Iran po shkon drejt përmirësimit

Ministri i shëndetësisë së Iranit ka thënë se gjendja e pandemisë Korona në Iran po shkon duke u përmirësuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, në mbledhjen e këshillit të mbikëqyrësve të hapit të katërt të mobilizimit kombëtar për t’u përballur me virusin Korona në Iran, deklaroi: “Gjendja e pandemisë Korona në vend sidomos në qytete dhe në rrethe në të cilat së fundi janë vendosur masa kufizuese, po shkon drejt përmirësimit”.

Namaki vuri në dukje disa parashikime për arritjen e vdekjeve nga virusi Korona në 800 deri 1000 raste në ditë, ndërsa tha: “Për fat të mirë statistikat në vend po përmirësohen dhe rezultati i kufizimeve të reja dhe zbatimit të planit mobilizues “Martir Kasem Solejmani” akoma nuk ka treguar veten. Numri i qendrave të kontrollit dhe kryerjes së testeve të shpejta për personat e dyshuar në vend duhet të rritet të paktën deri në 5000 qendra në mënyrë që të lehtësohet më shumë qasja e qytetarëve në qendra për kryerjen e analizave dhe marrjen e shërbimeve mjekësore dhe kryerjen e testit të Koronas”.