Khatibzade: Thirrja për vetëpërmbajtje nga disa shtete është e papranueshme për Iranin
(last modified Tue, 01 Dec 2020 13:13:42 GMT )
Dhjetor 01, 2020 14:13 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Thirrja për vetëpërmbajtje nga disa shtete është e papranueshme për Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se thirrja e disa shteteve evropiane për vetëpërmbajtjen e Teheranit për shkak të atentatit terrorist ndaj shkencëtarit Mohsen Fakhrizade, është e papranueshme për Iranin.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, deklaroi: “Shumë vende kanë dënuar atentatin terrorist ndaj Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit, por prej pretenduesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pritej që ta dënojnë më fuqishëm këtë atentat terrorist, por sidoqoftë një pjesë e kësaj lidhet drejtpërdrejt me politikat e tyre. Këto shtete përveçse nuk mund të mos e dënonin këtë veprim terrorist, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtjen e Teheranit, gjë që është shumë pak nga pritjet e Iranit nga këto shtete”.

Khatibzade duke thënë se të gjithë e dinë se të gjitha këto dënime i adresohet regjimit sionist, shtoi: “Për fat të keq vetëm një vend arab në rajon nuk ka marrë kurrfarë qëndrimi në lidhje me atentatin terrorist të shkencëtarit Fakhrizade dhe ai vend duhet të rishikojë politikat e tij. Nëse do të vërehen gjurmë të dikujt në këtë sulm terrorist, do të dënohen dhe ndëshkohen edhe autorët edhe urdhëruesit e këtij atentati terrorist dhe Irani do t’i japë përgjigjen të prerë autorëve dhe urdhëruesve të këtij sulmi terrorist që do të jetë i përshtatshëm, i pavarur dhe me dhimbjen më të madhe të mundshme për ata”.

Khatibzade në vazhdim në lidhje me vrasjen e spekuluar të një prej gjeneralëve të Gardës Revolucionare të Iranit në Siri gjatë një sulmi me dron tha se akoma nuk kemi marrë ndonjë raport në lidhje me këtë dhe siç duket është vetëm spekulim, por duhet pritur deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

Khatibzade në lidhje me gjendjen më të fundit në çështjen e Asadullah Asadi, diplomatit iranian, tha se prokuroria e Belgjikës ka kërkuar marrjen e vendimit të gjykatës, por gjykata akoma nuk ka marrë ndonjë vendim. Asadulla Asadij është viktimë e një komploti që një anë e tij është grupi terrorist MEK dhe tjetri është fushata e presionit maksimal ndaj Iranit. Por natyrisht se Irani do të vazhdojë të gjitha përpjekjet e tij për të mbrojtur qytetarët e vet.

 

Tags