Ish-admirali amerikan: Irani do hakmerret
(last modified Tue, 01 Dec 2020 18:55:13 GMT )
Dhjetor 01, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Ish-admirali amerikan: Irani do hakmerret

Admirali amerikan në pension me katër yje William McRaven ka thënë se një sulm hakmarrës nga Irani pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh nga Izraeli, është i pashmangshëm.

"Irani, ose dyshon ose e di se Izraeli ishte përgjegjës për këtë sulm," tha McRaven, një ish komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA, në një intervistë me ABC News. "Iranianët do të jenë në një pozitë ku duhet të hakmerren" ose kundër SHBA-ve ose ndaj Izraelit për sulmin terrorist të 27 nëntorit pranë Teheranit, tha ai. "Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër", shtoi ai. “Tani çështja është se si do të jetë ajo hakmarrje? A fillon ajo të përshkallëzojë problemet në rajon? Kjo nuk do të jetë mirë për askënd," tha McRaven. Ndërsa ish-kreu i CIA-s John Brennan ka denoncuar vrasjen e sponsorizuar nga shteti të shkencëtarit iranian duke e cilësuar atë si një veprim "kriminal". Ai e përshkroi vrasjen si një krim që rrezikonte të ndizte konfliktin rajonal në Lindjen e Mesme.

 

Tags