Ministri i Shëndetësisë në Iran: Sanksionet synojnë barnat dhe artikujt mjekësorë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101980-ministri_i_shëndetësisë_në_iran_sanksionet_synojnë_barnat_dhe_artikujt_mjekësorë
Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Iranit tha se sanksionet e njëanshme kanë në shënjestër, ilaçet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme për popullin iranian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 04, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Ministri i Shëndetësisë në Iran: Sanksionet synojnë barnat dhe artikujt mjekësorë

Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Iranit tha se sanksionet e njëanshme kanë në shënjestër, ilaçet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme për popullin iranian.

Sipas IRNA, "Saeed Namaki", Ministri i Shëndetësisë dhe Arsimit Mjekësor të Iranit, në një takim të nivelit të lartë në përgjigje të epidemisë Covid-19 të Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila u mbajt në formën e një video konference, iu referua terrorizmit ekonomik të SHBA kundër popullit iranian. "Masat e njëanshme shtrënguese të marra nga qeveria amerikane kanë pasur një ndikim negativ në luftën kundër pandemisë së koronavirusit në Iran," tha ai. Namaki shtoi: "Veprimet e njëanshme të paligjshme kanë penguar qasjen e lehtë të njerëzve në mallra dhe furnizime themelore mjekësore dhe kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve iranianë." Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit theksoi se: furnizimi me ilaçe dhe mallra shëndetësorë janë penguar përmes kufizimeve të mëdha të burimeve të këmbimit valutor. Namaki shtoi: "Pandemia e Koronës është një kujtesë e nevojës për ndershmëri, solidaritet dhe bashkëpunim në nivelet lokale, rajonale dhe globale, ndërsa Irani është i përkushtuar ndaj rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe deklaratave politike mbi sëmundjet ngjitëse dhe jo-ngjitëse. Institucionet financiare ndërkombëtare duhet gjithashtu të sigurojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për vendet anëtare, pavarësisht nga barrierat politike”. Numri i përgjithshëm i pacientëve me Covid-19 në Iran ka arritur në një milion e tre mijë e 494 njerëz, nga të cilët, për fat të keq, 49 mijë e 348 njerëz kanë vdekur.